Shërbimet e Google bien nga sistemi në disa vende të botës

Këtë herë, Google ka probleme me sistemin.

Auto & Tek

14/12/2020 14:02

Shumë shërbime nga Alphabet Inc, duke përfshirë YouTube, Gmail dhe Google Drive, kanë pasur çrregullime në funksionim për mijëra përdorues në të gjithë botën të hënën, shkruan “Evropa e lire”.

Ndërprerja në funksionim filloi pak para mesditës, transmeton lajmi.net.

Platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi “Diçka nuk funksionon”.

Sipas faqes në internet që merret me monitorimin e ndërprerjeve “DownDetector”, më shumë se 12.000 përdorues të YouTube u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë.

Çrregullime janë raportuar edhe në vende tjera.

Agjencia Reuters ka pyetur kompaninë Alphabet Inc, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.

Shumë individë dhe biznese mbështeten në shërbimet e Google për aplikacionet themelore të punës si posta elektronike dhe kalendarët. /Lajmi.net/