Shërbëtori Andrea Pirlo

Mesfushori Andrea Pirlo ka një kohë të gjatë që konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin e tij. Ai e ka bërë Milanin të pendohet për vendimin për largimin e tij nga klubi më 2011 duke shkëlqyer në Juventus në dy sezone e gjysmë, të deritashme. Loja e tij kreative…

Sport

07/02/2014 09:28

Mesfushori Andrea Pirlo ka një kohë të gjatë që konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin e tij.

Ai e ka bërë Milanin të pendohet për vendimin për largimin e tij nga klubi më 2011 duke shkëlqyer në Juventus në dy sezone e gjysmë, të deritashme.

Loja e tij kreative dhe asistimet janë magji të rralla. Në fundjavë, Pirlo e bëri një të tillë në fitoren kundër Interit 3:1 kur shërbeu për mrekulli tek goli i parë i realizuar nga Stephan Lichtsteiner.

Dhe, duket se skemat e Pirlos me mbrojtësin e krahut të djathtë nuk vijnë vetëm nga fusha, por italiani shërben për të edhe jashtë saj, në tavolinën e ushqimit, në parking, në stërvitje, praktikisht kudo.