Shenoll Muharremi ironizon bisedimet VV–Nisma: “Nuk po i martojmë dy kushërinj, po përpiqemi ta konstituojmë Kuvendin”
Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar me ironi ndaj bisedimeve të vazhdueshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, të cilat po zhvillohen me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një postim në rrjete sociale, Muharremi ka thumbuar qasjen e të dyja partive, duke shkruar: “VV e Nisma po i…

Lajme
Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar me ironi ndaj bisedimeve të vazhdueshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, të cilat po zhvillohen me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në rrjete sociale, Muharremi ka thumbuar qasjen e të dyja partive, duke shkruar: “VV e Nisma po i vazhdojnë bisedimet… Dikush mundet me i njoftu që nuk po kqyrim me i martu dy kushëri, veç po provojmë me e konstituu Kuvendin?”, transmeton lajmi.net
Ai ka aluduar se nga të dyja anët mungon sinqeriteti politik dhe përkushtimi për të dalë nga bllokada: “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri. Për popullin? Nuk po lypë kërkush asgjë.”
Postimi i Muharremit vjen në kohën kur ende nuk ka marrëveshje konkrete për konstituimin e Kuvendit, ndonëse të hënën pritet të mbahet tentimi i 50-të për ta çuar përpara këtë proces./lajmi.net/