Shenjat e plakjes që nuk i fshihni dot – Këto pjesë të fytyrës tregojnë moshën e vërtetë

Këto janë disa nga detajet që zbulojnë hapur moshën tuaj të vërtetë dhe që duhet t”i keni parasysh.

Lifestyle

18/03/2021 16:42

Ka disa detaje në portret që tregojnë moshën e vërtetë të një personi përveç rrudhave apo flokëve të thinjur, shkruan “BrightSide”.

Ka disa shenja, që ndoshta me shikim të parë nuk mundet t’i dallojë askush, por që mund të tregojnë gjithçka për moshën tuaj, transmeton lajmi.net.

Këto janë disa nga detajet që zbulojnë hapur moshën tuaj të vërtetë dhe që duhet t”i keni parasysh.

Rrathët e zinj poshtë syve

Shtresa e yndyrës bëhet më e hollë për shkak të prodhimit të ulët të kolagjenit pas moshës 30 vjeçare. Lëkura rreth syve humbet dendësinë e saj, bëhet më transparente dhe fillon të tregojë enët e gjakut, gjë që çon më pas në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve.

Buzët humbin volumin

Forma e buzëve ndryshon me kalimin e viteve. Ato e humbin volumin e tyre, bëhen më të thata dhe nisin të krijohen rrudhat e para. Vizualisht duken më të vogla dhe më të holla.

Fytyra zbehet dhe lëkura humbet shkëlqimin

Është e pamundur të mos vëreni se fytyra e humb pamjen e saj të shëndetshme dhe shkëlqimin me kalimin e kohës. Arsyeja kryesore është sinteza e zvogëluar e kolagjenit dhe elastinës. Gjithashtu, mungesa e kujdesit, e gjumit, lodhja, dieta jo e shëndetshme dhe zakone të tjera të këqija gjithashtu kontribuojnë në këtë proces.

Sytë dhe cepat e buzëve

Cepat e buzëve dhe syve japin një pamje më të lodhur. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që nuk buzëqeshin shpesh, pasi muskujt e tyre të fytyrës që mbështesin cepat e buzëve dobësohen shumë më shpejt. Lëkura rreth syve gjithashtu humbet elasticitetin me kalimin e viteve, tendinat dhe muskujt e dobët në këtë zonë nuk mund të “mbajnë” cepat e syve si dikur.

Balli i sheshtë

Pavarësisht injeksioneve dhe ndërhyrjeve që mund të bëhen, balli humb vëllimin e tij, duke zbuluar moshën e vërtetë të një gruaje. /Lajmi.net/