“Shenja e brinjë të thyem, e kishin mlu me çarçaf- baba i tha hiqeni, se dike që ka vdek”-vëllai i Agonit jep detaje të reja, thotë se dyshon që ngjarja ishte përgatitur

Alban Zejnullahu, vëllai i Agon Zejnullahu, ka zbuluar detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan. Në një prononcim për lajmi.net, ai ka treguar fillimisht se si janë njoftuar fillimisht. “Diku pas mesnate, rreth orës 1 të mëngjesit, na telefonuan nga stacioni policor na thanë të shkojmë në emergjencë për vëllain tonë. Kur të…

Lajme

08/07/2025 16:02

Alban Zejnullahu, vëllai i Agon Zejnullahu, ka zbuluar detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan.

Në një prononcim për lajmi.net, ai ka treguar fillimisht se si janë njoftuar fillimisht.

“Diku pas mesnate, rreth orës 1 të mëngjesit, na telefonuan nga stacioni policor na thanë të shkojmë në emergjencë për vëllain tonë. Kur të thërrasin për me shku në emergjencë është e trishtueshme, pritëm ndonjë aksident i vogël. Nuk na treguan më shumë. Hymë direkt, nuk na njoftoj askush më shumë, derisa shkuam direkt tek mjekja aty, ish kanë (emergjenca) e mbushur me policë, ke pak e çuditshme. Kur hymë brenda, po e shohim vëllaun, ia kishin vendos një qarqaf të bardhë mbi. Pyetja e babës ke ‘pse e keni mbulu, po ia zini frymën?’. Tani mjekja tha ‘ka vdek’.”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai tregoj se sjellja e policëve ishte dyshuese dhe se askush nuk i jepte informacione.

“Jo që nuk na dhanë sqarime, por unë e kam theksu dhe do ta ritheksoj, aty ka pas policë që unë i njohë, janë shmang, u shtyjshin me një anë, nuk janë ardhë as me m’thanë ngushëllime e që nuk e kuptojsha. Dola jashtë, ju thashë do shokëve që erdhën aty pse ‘X’ personi nuk po vjen të më thotë bile ngushëllime. Unë u bëra gati, ka shku vëllai, nëse ju ka shkaktu problem të ju kërkoj falje institucioneve nëse ka vepru najsen keq. Nuk na shpjegojshin diçka qartë, nuk na kanë dhanë ndonjë letër pse ka vdekë. Zanat që i dëgjojshëm aty duke fol policët e sene, ‘jo infarkt’, ‘jo dozë e lartë e alkoolit’. Ne kur e hapëm kufomën në atë moment, kishte pasur shumë shenja, brinjë të thyem, nuk u dijke a ka qenë në luftë, nuk u kuptojke situata me trupin e tij. Okej mundet me pas një shenj në kokë nëse bie në tokë…”, shtoi Alban Zejnullahu.

Vëllai i të ndjerit dyshon se i gjithë rasti ka mundur të jetë i përgatitur.

“Lipjani është i vogël, i njohim të gjithë. I njohim shumë mirë, me disa prej tyre mund të them se kemi pirë edhe kafe. Cili ka qenë qëllimi i tyre nuk e di. Po duket ngjarje e përgatitur. Aty ndërhynë një policë civil i Ferizajt, nuk po tham që nuk mund të vije në Lipjan, po nuk po dihet pse ka qëllu në atë moment, që e nxjerrë prej makine vëllain tem, tani kinse spontanisht vijnë policia” , tha ai.

Alban Zejnullahu paralajmëroi se sot avokati e siguron një video, ku shihet e tërë ngjarja dhe se si ka vdekur vëllai i tij.

“Sonte në mbrëmje, avokati e siguron një video që nuk është parë deri më tani, ku shihet qartë prej momentit të shtrirjes deri në momentin kur fillon të bërtasë “lëshomë, se me nalët frymën”, i prek, ju thotë “çka jeni duke më ba kështu”. I hypë njani, 1 minutë e 30 e diçka sekonda, ia vendos këmbën në kokë, derisa nuk levizë më, të tjerët i hypin i mëshojnë sa mujnë. Kur e shohin situatë, se kjo pamje nuk u pa, policët e shtyjnë njëri-tjetrin, çka kanë mujt me thanë ‘nal se e mytëm’. Del njani i qetë ujë në fytyrë, e lidhin me pranga, e mbajnë ne atë mënyrë të vdekur me kokën poshtë, e lanë aty, e thirrin emërgjencën, i thojnë hajde një rrahje. Publiku e ka parë prononcimin e mjekes. Ajo shkon për një rrahje aty, pas andej, në vend të ngjarjes e kupton që ai është i vdekur. Bile ju thotë mjekja “largonja prangat njeriu të vdekur, qysh po e mbani këshut”. Dyshimi jonë është që ka qenë, prej krejt rrjetit zingjiror të shtetit qaty çka kanë funksionu, kanë qenë me e fshehë rastin, me insistu tek mjekja që me thanë që pas rrahjes që ka vdek këtu, sulm infarkt ose diçka.” , u shpreh ai.

Ai tha se e gjithë ngjarja po duket e planifikuar.

“Ne nuk kemi fakte, nuk mundem me thanë në mënyrë direkte, po në video siç shihet, planifikim duket, polici civil rasisht po e ngreh nga vetura, është një grua aty bërtet ‘mani, çka jeni t’u i bo djalit e mbyte’.”, tha ai.

Pesë policë po akuzohen në rasti ne 27-vjeçarit të Lipjanit për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”./lajmi.net/