Shemsi Mustafa jep detaje rreth tërmetit të sotëm në Kosovë
Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv lidhur me tërmentin i cili ka goditur sot Kosovën. A i ka thënë Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti ka ndodhur në ora 11:41:46 sipas kohës lokale, “Territori i Kosovës është…
Lajme
Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv lidhur me tërmentin i cili ka goditur sot Kosovën.
A i ka thënë Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti ka ndodhur në ora 11:41:46 sipas kohës lokale,
“Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit Thellësia hipoqendrore ishte 11 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436; 9 km në Verilindje VL të Vitisë2 km në Jugperëndim JP të fshatit Sublla”, ka thënë Mustafa për rtv21.
Ai ka shtuar se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material.
“për shkak të forcës se ulët dmth. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmetev”, ka treguar sizmiologu Shemsi Mustafa.
Derisa ka shtuar kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.