Shembull i mirë! Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari shtrihet në klinikë të shtetit e jo në atë private

Djali I komandantit Legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari është duke u trajtuar në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK. Teksa duke u ngjitur shkallëve të Kardiologjisë shihet Rifat Jashari I cili po shkonte në vizitë tek nipi I tij, shkruan lajmi.net. Ajo se çka len për tu dëshiruar është se djali i komandantit legjendar, Adem Jashari…

Lajme

09/09/2024 00:14

Djali I komandantit Legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari është duke u trajtuar në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Teksa duke u ngjitur shkallëve të Kardiologjisë shihet Rifat Jashari I cili po shkonte në vizitë tek nipi I tij, shkruan lajmi.net.

Ajo se çka len për tu dëshiruar është se djali i komandantit legjendar, Adem Jashari shtrihet në klinikë të shtetit e jo në atë private.

Ky fakt u komentua shumë nga qytetarët duke e duartrokitur një veprim të tillë.

Ndërkaq ajo çka dihet deri më tash është se Lulzimi pësoi sulm në zemër dhe që nga e enjtja është duke u trajtuar në QKUK./Lajmi.net/