Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, Policia iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes kur kalojnë në atë rrugë

Policia e Kosovës në Pejë, ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar kur kalojnë në rrugën Pejë-Rugovë. Sipas Policisë, ky apel ka ardhur pas të reshjeve atmosferike që kanë shkaktuar shembje të gurëve. “Duke u bazuar nё rastet qё kemi pasur ditёvё tё fundit nё kёtё rrugё, ku kemi pasur…

Lajme

16/02/2026 10:24

Policia e Kosovës në Pejë, ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar kur kalojnë në rrugën Pejë-Rugovë.

Sipas Policisë, ky apel ka ardhur pas të reshjeve atmosferike që kanë shkaktuar shembje të gurëve.

“Duke u bazuar nё rastet qё kemi pasur ditёvё tё fundit nё kёtё rrugё, ku kemi pasur dёmё materiale dhe persona tё lënduar, pёr shkak tё reshjeve tё vazhdueshme atmoferike, mundёsia e shembjeve tё gurёve ёshtё mё e madhe, kёrkojmё nga qytetarёt tё kenё kujdes tё shtuar, pёr tё shmangur ndonjё aksident. Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe Apelon për bashkëpunim”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/