Shembet dheu në lagjen e Muhaxherëve, policia evakuon banorët
Në rrugën ‘Karl Gega’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut.
Lajme
Një pjesë goxha e madhe e dheut, është shembur në lagjen e Muhaxherëve, njofton Klan Kosova.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë se si është çarë asfalti si dhe shembjen e dheut afër një objekti i cili rrezikohet të bie. Policia ka evakuuar banorët e zonës dhe mësimi në shkollën Naim Frashëri do të ndëprehet, për shkak të rrezikut.
Poashtu, rryma dhe uji janë ndëprerë në këtë lagje. Shkak i kësaj shembje, besohet të jenë reshjet e shiut dhe shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.
Kjo shembje ka ndodhur saktësisht në rrugën arkitekt “Karl Gega” në Prishtinë.