Shehaj: Garda më ndaloi hyrjen në Kuvend me urdhër të Ramës, edhe pse përjashtimi kishte përfunduar
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se sot nuk është lejuar të hyjë në Kuvend, megjithëse, sipas tij, afati i përjashtimit kishte përfunduar dy ditë më parë. Reagimin e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale. Shehaj pretendon se hyrja iu ndalua nga Garda me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke e…
Lajme
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se sot nuk është lejuar të hyjë në Kuvend, megjithëse, sipas tij, afati i përjashtimit kishte përfunduar dy ditë më parë. Reagimin e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale.
Shehaj pretendon se hyrja iu ndalua nga Garda me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar veprimin si një akt “si në diktaturë”, raporton lajmi.net
“Me urdhër të Edi Ramës, Garda ndaloi hyrjen time sot në Kuvend. Edhe pse afati i përjashtimit ka skaduar prej dy ditësh, si në diktaturë, më ndaluan të futesha për të përfaqësuar zërin e qytetarëve”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Me urdhër të Edi Ramës, Garda ndaloi hyrjen time sot në Kuvend. Edhe pse afati i përjashtimit ka skaduar prej dy ditësh, si në diktaturë, më ndaluan të futesha për të përfaqësuar zërin e qytetarëve. Pse? Sepse Rama nuk e kapërdin dot atë që i bëra në Parlament. Sepse ia thashë në sy që është Kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria dhe ka vjedhur popullin më të varfër të Europës. Po u vjen fundi!/Lajmi.net/