Shefi i SPAK vizitë në SHBA, mban takim me zyrtarin e lartë të DASH-it
Kreu i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, Altin Dumani, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas axhendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Dumani do të zhvillojë një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Evro-Aziatike, Brendan P. Hanrahan, transmeton klankosova.tv. Takimi sipas euronews, do…

Lajme
Kreu i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, Altin Dumani, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas axhendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Dumani do të zhvillojë një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Evro-Aziatike, Brendan P. Hanrahan, transmeton klankosova.tv.
Takimi sipas euronews, do të mbahet në ambientet e Departamentit të Shtetit, por sipas njoftimit zyrtar, ai është i mbyllur për mediat dhe nuk do të ketë mbulim nga shtypi.
Po ashtu, DASH konfirmon se nuk është parashikuar asnjë konferencë për shtyp pas takimit.