Sheffield United i jep leksione Chelseat – tri gola për tri pikë

Sheffield United kanë marrë tri pikë tejet të rëndësishme kundër Chelsea.

Sport

11/07/2020 20:23

‘Blutë’ e Frank Lampard kanë regjistruar një nga paraqitjet më të dobëta të këtij sezoni, në udhëtimin te Sheffield, për t’u mposhtur 3:0, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 18’, kur David McGoldrick shënoi për 1:0.

Oliver McBurnie u përkujdes që të shënonte golin e dytë të takimit, duke dyfishuar kështu epërsinë e Sheffield, në minutën e 33’.

Rezultati final i takimit u vulos nga David McGoldrick, i cili me golin e dytë personal në minutën e 77’, çoi rezultatin në 3:0.

Me këtë fitore, Sheffield United qëndron në zonën që dërgon në Evropë, duke grumbulluar 54 pikë, në pozitën e gjashtë.

Chelsea mbetet me 60 pikë në pozitën e tretë dhe u jep mundësi skuadrave si Leicester dhe Man Utd që ta tejkalojnë. /Lajmi.net/