Arrestohet një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Fushë Kosovë. Sipas policisë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje familjare, ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, raporton lajmi.net Si pasojë e sulmit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është…

Lajme

14/07/2026 09:15

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje familjare, ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, raporton lajmi.net

Si pasojë e sulmit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Lajmi.net/