​SHBA vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj bankave ruse, përfshirë Gazprombank, banka e tretë më e madhe në vend. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se sanksionet e reja do të dobësojnë dhe degradojnë më tej makinën e luftës ruse. “SHBA po vendos sanksione të reja të rëndësishme kundër më shumë se 50…

Lajme

21/11/2024 19:02

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj bankave ruse, përfshirë Gazprombank, banka e tretë më e madhe në vend.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se sanksionet e reja do të dobësojnë dhe degradojnë më tej makinën e luftës ruse.

“SHBA po vendos sanksione të reja të rëndësishme kundër më shumë se 50 institucione financiare për të dobësuar më tej aftësinë e Rusisë për të përdorur sistemin financiar ndërkombëtar për të financuar dhe zhvilluar luftën e saj brutale kundër popullit të Ukrainës”, tha ai.

Kjo është hera e parë që Gazprombank është vënë në shënjestër të sanksioneve të SHBA-së qe nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky përshëndeti lajmin, duke thënë se ishte mirënjohës për sanksionet “e forta” që vijnë në një “moment kritik”.