SHBA-të dërgojnë 25 tonë ndihma për Bosnjën
Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon të punojë me institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës dhe me Kryqin e Kuq në këtë vend, për të siguruar ndihma humanitare për banorët e prekur nga përmbytjet.
Lajme
Pesë kamionë nga kampi Darby i ushtrisë amerikane në Livorno të Italisë janë nisur drejt Bosnjës.
Në kamionë ndodhen mbi 25 tonelata ndihma humanitare në vlerë prej rreth 700,000 dollarëve.
“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mënyrë të vendosur për të ndihmuar qytetarët e Bosnjës në luftën e tyre me këto përmbytje shkatërruese”, ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Sarajevë.