SHBA: Për 57 muaj – 11 milionë vende të reja pune
Rilindja e Amerikës është reale, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama në fjalimin e përjavshëm përpara kombit, ku bëri një pasqyrë të përparimeve domethënëse të vendit gjatë vitit 2014, si edhe përgjatë gjashtë viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Bota
“2014-ta ishte viti më i mirë për sa i takon rritjes së numrit të të punësuarve që nga viti 1990, me gati 11 milionë vende pune gjatë 57 muajve”, deklaroi Obama.
“Amerika është prodhuesi numër një në botë i naftës dhe gazit. Industria e makinave po e merr veten. Falë Affordable Care Act, 10 milionë amerikanë kanë pasur sigurime shëndetësore vetëm këtë vit. Ne kemi shkurtuar deficitin me dy të tretat”, theksoi presidenti amerikan.
Për sa i takon politikës së jashtme, Obama tha se Amerika është lider në botë. “Amerikan është e para edhe në luftën kundër IS-it dhe kundër epidemisë së ebolës”, deklaroi ai.
“Po drejtojmë përpjekjet globale për t’u përballur me ndryshimet klimatike”, shtoi ai.
“Tashmë, po kthejmë faqen në marrëdhëniet tona me Kubën. Për më tepër, në më pak se dy javë dhe pas 13 vjetësh, misioni ynë në Afganistan do të marrë fund”, shtoi Obama, transmeton ATSH.