SHBA: Nuk do të ketë asnjë ushtar amerikan në Gazë

Shtetet e Bashkuara do të udhëheqin Qendrën e koordinimit civil-ushtarak që do të mbështesë stabilizimin në Gaza, por nuk do të kenë trupa në Rrip. Këtë e ka konfirmuar admirali Brad Cooper, komandant i Centcom-it, pas një vizite në një avanpost të IDF-së së bashku me të dërguarin amerikan Steve Witkoff. “Djemtë dhe vajzat e…

Bota

11/10/2025 20:17

Shtetet e Bashkuara do të udhëheqin Qendrën e koordinimit civil-ushtarak që do të mbështesë stabilizimin në Gaza, por nuk do të kenë trupa në Rrip.

Këtë e ka konfirmuar admirali Brad Cooper, komandant i Centcom-it, pas një vizite në një avanpost të IDF-së së bashku me të dërguarin amerikan Steve Witkoff.

“Djemtë dhe vajzat e Amerikës në uniformë po i përgjigjen thirrjes për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme sipas drejtimit të Komandantit të Përgjithshëm në këtë moment historik”- ka shkruar ai në një postim në X, ky rezultat i madh do të arrihet pa ushtarë amerikanë në terren.