SHBA-ja sanksionon dy deputetë

Departamenti amerikan i Thesarit ka futur në listë të sanksioneve disa zyrtarë ukrainas dhe rusë të lidhur me Rusinë.

Bota

20/01/2022 18:07

Për të njëjtit, thuhet se kanë pasur për qëllim destabilizimin e Ukrainës.

Dy nga ta janë deputetë të Parlamentit të Ukrainës, të cilët konsiderohen si shërbyes të Shërbimit të Inteligjencës së Rusisë.

“ShBA-ja është duke ndërmarrë aksione për të kundërshtuar kampanjën e rrezikshme, kërcënuese dhe të ndikueshmërisë së Rusisë që të dezinformimit në Ukrainë”, ka thënë nënsekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.