SHBA-ja dhe Rusia nuk mbështesin armëpushimin në Libi

SHBA-ja dhe Rusia njoftuan se për momentin nuk mund ta mbështesin rezolutën e Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara me të cilën apelohet për armëpushim në Libi, konfirmojnë diplomatë anonimë.

Bota

19/04/2019 10:51

Rusia është kundër asaj që në projekt rezolutën britanike akuzohet gjeneral kalifa Haftar për përshkallëzimin e dhunës, për shkak të përparimit të Armatës Kombëtare të Libisë drejt Tripolit.

Nga ana tjetër, SHBA nuk e arsyetuan qëndrimin e tij për projekt rezolutën, me të cilën kërkohet nga vendet që kanë ndikim ndaj palëve luftuese që të sigurojnë pajtueshmëri për qasje pakusht të ndihmës humanitare në Libi.

Për miratimin e rezolutës janë të nevojshme nëntë vota dhe asnjëra prej pesë anëtareve të përhershme në KB (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina), nuk ka vendosur veto.