ShBA i reagon Dodikut: Republika Srpska nuk shkëputet nga Bosnja

Amabsada e ShBA-së në Bosnje e Hercegovinë ia ka bërë të qartë Millorad Dodikut, kryetarit të Republikës Srpska në Bosnje, se ky entitet nuk mund të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina. Në reagim thuhet se Dodik e ka gabim nëse mendon se ShBA-ja do të qëndrojë menjanë, teksa ai e shtyn Bosnjën drejt konfliktit. “Republika…

Bota

29/12/2023 10:02

Amabsada e ShBA-së në Bosnje e Hercegovinë ia ka bërë të qartë Millorad Dodikut, kryetarit të Republikës Srpska në Bosnje, se ky entitet nuk mund të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në reagim thuhet se Dodik e ka gabim nëse mendon se ShBA-ja do të qëndrojë menjanë, teksa ai e shtyn Bosnjën drejt konfliktit.

“Republika Srpska është një entitet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës. Është pjesë përbërëse e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata e BiH nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një njësie ose ndonjë njësie tjetër nënshtetërore. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet anti-Dejton dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit”, ka shkruar ambasada në Twitter, transmeton lajmi.net.