ShBA dhe Ukraina nuk pajtohen në minutën e fundit për marrëveshjen mbi mineralet
Një mosmarrëveshje në minutën e fundit duket se po rrezikon të prishë marrëveshjen për mineralet që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina shpresonin ta nënshkruanin sot. Sipas CNN, mosmarrëveshja ka të bëjë me atë se cilat dokumente priten të nënshkruhen sot. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal deklaroi më herët se Ukraina ishte e gatshme të nënshkruante marrëveshjen,…

Bota
Një mosmarrëveshje në minutën e fundit duket se po rrezikon të prishë marrëveshjen për mineralet që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina shpresonin ta nënshkruanin sot.
Sipas CNN, mosmarrëveshja ka të bëjë me atë se cilat dokumente priten të nënshkruhen sot.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal deklaroi më herët se Ukraina ishte e gatshme të nënshkruante marrëveshjen, dhe më pas të vazhdonte të punonte me SHBA-në për të “finalizuar” dy “dokumente teknike” që përshkruajnë detajet e marrëveshjes në një moment të mëvonshëm.
Sipas CNN, ndërsa ShBA-ja “ofroi” që të nënshkruhen të tre dokumentet sot, Ukraina besonte se duhej bërë më shumë punë në aspektin teknik.