Shatri dhe Gashi intervistohen nga Komisioni për Telekom

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhje.

Lajme

05/08/2019 07:50

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të intervistojë dy zyrtarë të tjerë.

Fillimisht është paraparë intervistimi i kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi.

Ndërsa më pas edhe intervistimi i Besa Shatri-Berisha, kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës. Mbledhja e Komisionit për Telekom do të mbahet prej orës 10:00, shkruan lajmi.net.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i Rendit të Ditës,
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 25.07.2019,
  3. Intervistimi i z. Kreshnik Gashi – Kryesues i Bordit të Drejtorëve në ARKEP,
  4. Intervistimi i znj. Besa Shatri-Berisha – Kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës sh.a,
  5. Të ndryshme. /Lajmi.net/