Shaqiri uron Ramazanin

Xherdan Shaqiri ka dërguar urimet e tij nga Brazili, për të gjithë besimtarët e fesë Islame, për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit.

Sport

28/06/2014 19:05

Xherdan Shaqiri ka uruar të gjithë besimtarët e fesë Islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Për shkak të obligimeve me Zvicrën në Kampionatin botëror dhe temperaturave tropikale në Brazil, asnjë nga futbollistët e skuadrës helvetike nuk pritët të agjërojë, përfshirë Shaqirin i cili shquhet si besimtarë i devotshëm.

Por, kjo nuk e ka parandaluar atë të dërgojë urimin e tij nga Brazili.

“Me fat Muaji i shenjt i Ramazanit te gjith besimtarve Musliman, Zoti na beft kabull Agjerimin.. Me Respekt Xherdan Shaqiri nga Brazili”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.