Shaqiri: Urime Kosovë
Xherdan Shaqiri, duke folur për ndeshjen me Shqipërinë në Euro 2016, ka folur edhe për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Sport
Shaqiri është shprehur tejet i kënaqur me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Futbollisti kosovar që mbron ngjyrat e Zvicrës, ka refuzuar të tregojë nëse do të luajë për Kosovën, duke thënë se momentalisht është i koncentruar në Evropian.
“Jam shumë i kënaqur që Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA. Nëse do të luajnë për kualifikueset e Botërorit më vjen shumë mirë. Për momentin unë luaj në këtë Europian dhe mund të flas vetëm për këtë”, tha Shaqiri