Shaqiri shënon me ‘stil’ në stërvitje te Liverpool

Liverpool është stërvitur për herë të fundit para finales së Superkupës së Evropës, që të mërkurën e zhvillon kundër Chelsea.

Sport

13/08/2019 21:32

Në Stamboll, të mërkurën me fillim nga ora 21:00, Liverpool dhe Chelsea do të takohen në skuadër të Superkupës së Evropës, shkruan lajmi.net.

Në prag të kësaj ndeshje, në formë të mirë është shfaqur Xherdan Shaqiri.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka shënuar një gol të bukur, duke e kaluar portierin me stilin e ‘biçikletës’.

Mbetet të shihet nëse Jurgen Klopp do t’i jap disa minuta Shaqirit në këtë finale shumë të rëndësishme./Lajmi.net/