Shaqiri, në shënjestër të Interit

Jo vetëm Juventusi. Për Xherdan Shaqirin, interesim së fundmi ka shprehur edhe Inter. Bayern Munichu i kërkon 6 milionë euro për huazimin e mesfushorit kosovar dhe 25 të tjerë për shitjen përfundimtare të tij.

Sport

28/08/2014 11:13

Interi është në kërkim të një mesfushori, pasi pritet ta shesë Ricky Alvaresin në Sunderland.

Sipas mediave italiane, klubi italian ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri.

E përditshmja Corriere dello Sport shkruan se ëndërr e Nerazzurri është pikërisht përfaqësuesi zviceran, për të cilin Bayern Munichu kërkon 6 milionë euro për huazimin e tij dhe 25 të tjerë për shitjen përfundimtare.

Nëse largohet edhe Fredy Guarin, Interi do ta kishte shumë më të lehtë ta transferojë futbollistin gjilanas, i cili ka përfunduar rregullisht në bankinë tek gjiganti bavarez.