Shaqiri, më i miri në histori të Zvicrës?
Xherdan Shaqiri është duke udhëhequr me vota në sondazhin e portalit Blick.ch, që e ka përfshirë në mesin e kandidatëve për futbollistin më të mirë në histori të Zvicrës.

Sport
Xherdan Shaqiri shkëlqeu duke realizuar het-trik në fitoren e Zvicrës ndaj Hondurasit me rezultat 3:0, që e kualifikoi skuadrën helvetike në fazën eliminatore të Kampionatit botëror në Brazil.
Ylli kosovar që ishte kritikuar për paraqitjet e tij në dy duelet e para, shkëlqeu në ballafaqimin e tretë në kuadër të Grupit E kur i vetëm shënoi tri herë në portën e Hondurasit dhe ndihmoi Zvicrën që të dalë në pozitën e dytë, dhe kualifikohet përpara, ku do të ndeshet me Argjentinën e Lionel Messit.
Dhe, kjo dhe paraqitjet e mira në përgjithësi të Shaqirit për Zvicrën kanë bërë që e përditshmja Blick në versionin e saj online të krijon një sondazh me titullin: “Kush është futbollisti më i mirë i Zvicrës i të gjitha kohërave?”.
Së bashku me Shaqirin kandidatë janë edhe Seppe Hügi, Charly Elsener, Xam Abegglen, Kiki Antenen, Fredy Bickel, Severino Minelli, Alex Frei, Heinz Hermann, dhe Pascal Zuber Buhler.
Ndërsa, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Shaqiri udhëheq me 25.3 për qind të votave.
Sondazhi ku mund të votoni: http://www.blick.ch/sport/fussball/wm2014/ist-shaqiri-der-groesste-waehlen-sie-den-besten-natispieler-aller-zeiten-id2945266.html