Shaqiri kalon testet mjekësore te Stoke
Xherdan Shaqiri ka kryer testet mjekësore te skuadra ku do të paraqitet në vazhdim të edicionit 2015-16, Stoke City.
Sport
Më në fund ai i jep fund lajmeve lidhur me të ardhmen e tij dhe pas një edicioni largohet nga Inter me vendimin e Roberto Mancinit që nuk i dha shans fare djaloshit nga Zhegra.
Karriera e Shaqirit pas ligës zvicërane, Bundesligës dhe Serie A tani vazhdon në kampionatin më atraktiv në botë Premier League.
Tifozët e skuadrës angleze, por edhe vetë mediat e kanë mirëpritur kalimin e Shaqirit te Stoke për 17 milionë euro.