Shaqiri: Inter, t’i fitojmë të gjitha
Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri i ka bërë thirrje skuadrës së tij që t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura në mënyrë që të tentojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Sport
Liga e Kampionëve është ende larg, por Xherdan Shaqiri nuk dorëzohet.
“Liga e Kampionëve është një argument të cilin nuk mund ta diskutojmë tani, por nëse i fitojmë të gjitha, kush e di”, deklaroi Shaqiri gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”.
“Kam fituar shumë tituj në skuadrat ku kam luajtur dhe dua ta bëjë edhe në Inter”, u shpreh ai.
“Inter ishte në kontakt me menaxherin tim për një kohë të gjatë. Klubi më njihte, më kishin ndjekur gjatë. Pastaj, kam pranuar dy telefonata nga Mancini, të dyja të rëndësishme. Më ka treguar se më ka ndjekur shumë, më zbuloi synimet dhe filozofinë e klubit dhe projektin për ta ngritur lart Interin. Dhe, tani jam këtu”, shpjegoi Shaqiri.
Sa i përket luftës për ndonjë titull këtë sezon, Shaqiri e do atë të Europa League.
“Tani për tani, realisht, duhet të shkojmë deri në fund në Europa League, por nuk do të jetë lehtë”, u shpreh ai.