Shaqiri e Xhaka kthehen në ekipin e Kosovës?

Ueb-faqja e njohur zvicerane “ticinonews.ch” ia ka kushtuar një shkrim të veçantë rastit të futbollistëve shqiptarë që i mbrojnë ngjyrat e Zvicrës.

Lajme

16/10/2015 12:37

Zvicra u kualifikua pa problem në Kampionat Evropian, duke i heshtur kritikët.

Mirëpo, ajo që i shqetëson zviceranët është se sa do të jenë në gjendje t’i mbajnë yjet e tyre edhe pas Evropianit, shkruan Zëri.

Ueb-faqja e njohur zvicerane “ticinonews.ch”  ia ka kushtuar një shkrim të veçantë rastit të futbollistëve shqiptarë që i mbrojnë ngjyrat e Zvicrës.

Sipas saj, kualifikimi historik i Shqipërisë në Evropian dhe mundësia që Kosova të pranohet vitin tjetër në FIFA, mund t’i shpijë shumë të rinj që luajnë për Përfaqësueset e Zvicrës, qoftë ata të ekipit A apo të të rinjve, që t’i zgjedhin këto dy skuadra, pra Kosovën dhe Shqipërinë në të ardhmen.