Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si Kryetar i Prizrenit
Në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj u betua për herë të dytë si kryetar i komunës, duke premtuar se mandatin e ri do ta ushtrojë me nder, besnikëri dhe paanshmëri, me synimin për të krijuar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët. Gjatë fjalimit të tij, Totaj falënderoi…
Lajme
Në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj u betua për herë të dytë si kryetar i komunës, duke premtuar se mandatin e ri do ta ushtrojë me nder, besnikëri dhe paanshmëri, me synimin për të krijuar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët.
Gjatë fjalimit të tij, Totaj falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se angazhimi i tij do të jetë gjithëpërfshirës.
“Zotohem se së bashku do ta bëjmë Prizrenin edhe më funksional, edhe më të bukur, ashtu siç e meriton, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarin”, deklaroi ai.
Në të njëjtën seancë u betuan edhe asambleistët e rinj, të cilëve kryetari u uroi suksese, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara proceset që ndikojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të komunës.
Në postimin e tij publik, Totaj ritheksoi zotimin për t’i përmbushur detyrat me integritet dhe për të shërbyer pa dallim politik apo shoqëror, duke falënderuar “nga zemra” të gjithë ata që i kanë dhënë mbështetjen për një mandat të dytë.