Shantazhoi një burrë dhe i mori shumë para, arrestohet gruaja në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një shantazh që ka ndodhur  në rrugën “UÇK’ në Prishtinë. Rasti u tha të kishte nisur që më 4 prill të këtij viti, por se dje është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do t’i publikonte fotografi të…

Lajme

17/09/2024 09:05

Policia e Kosovës ka njoftuar për një shantazh që ka ndodhur  në rrugën “UÇK’ në Prishtinë.

Rasti u tha të kishte nisur që më 4 prill të këtij viti, por se dje është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do t’i publikonte fotografi të tij.

Përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/