Shalli i ish-presidentit Rugova i dhurohet Sali Berishës

Shalli i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova i është dhuruar tashmë ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Kjo dhuratë iu bë nga ish-bashkëpunëtori i afërt i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci. Për këtë Berisha shkroi disa fjalë në një postim në Facebook, teksa u shpreh se kjo është dhurata më prekse që ai ka marrë. “Dhurata më…

Lajme

25/03/2025 10:03

Shalli i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova i është dhuruar tashmë ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha.

Kjo dhuratë iu bë nga ish-bashkëpunëtori i afërt i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci.

Për këtë Berisha shkroi disa fjalë në një postim në Facebook, teksa u shpreh se kjo është dhurata më prekse që ai ka marrë.

“Dhurata më prekëse e jetës sime. Adnan Merovci, bashkëpunëtori i presidentit Rugova, më dhuroi shallin e mikut tim të pavdekshëm. Kjo ishte dhuarat më prekëse e jetës sime. Faleminderit shumë Adnan”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndërsa përgjegjësi i protokollit në kohën e Rugovës, Adnan Merovci, kohë më parë kishte thënë që një jelek dhe një shall i Rugovës, si rezultat i udhëtimeve, kishin mbetur te ai.

Ndërkaq, ish-presidenti Ibrahim Rugova në çdo takim e moment historik të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës ka mbajtur rreth qafës një shall. /Lajmi.net/