Shala: Qeveria po i mashtron shërbyesit social që të nxjerrin vendime të kundërligjshme pa bazë ligjore si ushtrues të detyrave

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi në Facebook ka konsideruar këtë Qeveri si të paaftë dhe pa alternativë të funksionimit të institucioneve shtetërore. Sipas tij, kjo Qeveri po i detyron shërbyesit social që të nxjerrin vendime të kundërligjshme pa bazë ligjore si ushtrues të detyrave, shkruan lajmi.net. “Opinioni publik është i informuar që…

Lajme

10/10/2024 09:19

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi në Facebook ka konsideruar këtë Qeveri si të paaftë dhe pa alternativë të funksionimit të institucioneve shtetërore.

Sipas tij, kjo Qeveri po i detyron shërbyesit social që të nxjerrin vendime të kundërligjshme pa bazë ligjore si ushtrues të detyrave, shkruan lajmi.net.

“Opinioni publik është i informuar që Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, dhe me këtë qëllim ka futur në plotësim ndryshim ligjin për zyrtar publik, krejt kjo me qëllim të rifutjes së neneve të kontestuara nga Partia Demokratike e Kosovës, të vërtetuara si shkelje flagrante e Kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese. Andaj, Qeveria duhet të jetë mendjehapur që në kurriz të amandamentimit të nenit 35 të Ligjit për Zyrtar Publik mos të fajsojë nesër opozitën për bllokim të institucioneve, sepse në këtë formë si ata kanë proceduar ligjin në Kuvend duke ri futur nenet antikushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës e ka të domosdoshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të mbrojtur kushtetutshmërinë”, ka shkruar Shala. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: