Shala: Nisma e ka mërzi të flas me ciceronë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj.

Lajme

11/07/2019 21:25

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka theksuar se zyrtarët e partive të koalicionit qeverisës nuk është e udhës të dalin dhe të flasin llafe të çarshisë.

“Nga ana jonë nuk ndodhin, dhe mundohemi të mos ndodhin llafe të tilla. Nisma është partner serioz me AAK-në dhe PDK-në. Mundohemi t’i kryejmë obligimet tona dhe programin qeverisës”, tha Shala.

Shala tha se Nisma është duke u rritur shumë.

“Ne në Nisma e kemi mërzi me fol me ciceronë. Nuk është hera e parë që Nitaj flet kështu. Me një njeri që nuk është në njohuri me agjendën politike të partisë se vet, unë nuk merrem. Ne nuk flasim me ciceronë”, tha Shala në RTV Dukagjini.

Sipas tij, Nismën e kanë sjellë këtu ku është votat e qytetarëve dhe se ky subjekt politik e ka treguar saktë orientimin e saj politik.