Shala: LDK i humbi zgjedhjet pas tradhtisë së Vjosës – Lumiri vazhdoi si ministër i bindur i Kurtit
Analisti Azdren Shala, ka thënë, se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nisi rënien pas “tradhtisë së Vjosa Osmanit”. Duke komentuar deklaratën e Avdullah Hotit të martën se “LDK-së i duhet një lidership i ri”, Shala ka thënë se pikërisht Hoti mori përgjegjësinë e LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021, përkundër se dihej rezultati i dobët.…

Lajme
Analisti Azdren Shala, ka thënë, se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nisi rënien pas “tradhtisë së Vjosa Osmanit”.
Duke komentuar deklaratën e Avdullah Hotit të martën se “LDK-së i duhet një lidership i ri”, Shala ka thënë se pikërisht Hoti mori përgjegjësinë e LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021, përkundër se dihej rezultati i dobët.
E për Lumir Abdixhikun, ai ka thënë se pas rrëzmit të Qeverisë Kurti 1, Abdixhiku vazhdoi si “ministër i bindur i Kurtit”, dhe nuk pranoi të përfshihej në Qeverinë Hoti më pas.
“LDK-ja i ka humbur zgjedhjet pas tradhtisë së Vjosa Osmanit, kur ka dalë kandidat Avdullah Hoti, atij i ka mbetur barra e përgjegjësisë me përfaqësu LDK-në, jo që e ka dasht ai. Askush nuk ka dasht me marrë një përgjegjësi kur është ditur rezultati. Avdullah Hoti në atë moment, krizën më të madhe të LDK-së e ka marrë përsipër një barrë”.
“Lumir Abdixhiku kur ka ra Qeveria ky ka vazhdu si ministër i bindur i Albin Kurtit, kur u bë Qeveria Hoti nuk pranon të bëhej fare pjesë e ministrit”, ka thënë Shala në T7.