Deputeti Shala: Puna që kjo Qeveri e bën më se miri është ikja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar sot pas mospjesëmarrjes së vazhdueshme të partisë në pushtet në seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveri ka dështuar në çdo segment dhe po i ik përgjegjësisë e transparencës para qytetarëve, shkruan lajmi.net. “Por, puna më…

Lajme

23/10/2024 20:20

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar sot pas mospjesëmarrjes së vazhdueshme të partisë në pushtet në seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveri ka dështuar në çdo segment dhe po i ik përgjegjësisë e transparencës para qytetarëve, shkruan lajmi.net.

“Por, puna më e mirë që ka treguar se di ta bëjë është ikja. Ata ikin nga përgjegjësia dhe transparenca para qytetarëve. Ata kanë deklaruar se nuk do të vijnë as nesër në seancën e jashtëzakonshme të radhës për skandalet në KEK. Kështu, ngadalë por sigurt, do të ikin edhe më 9 shkurt me votën e qytetarëve!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrura nga opozita deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë.

Nesër do të mbahet seanca e radhës e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku me ftesë të ekspozitës do të diskutohet keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: