Shala: Ka presion ndërkombëtar që Kodi Civil t’i lejojë martesat e gjinisë së njëjtë

Emisioni Dokumentar “Pasojë” këtë javë sjell në spikamë problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBTI në Kosovë, duke shtjelluar aspektin përmbajtësor, psiko-social, institucional, lajmi.net nëpërmjet këtij dokumentari synon të hedh dritë mbi (mos)heshtjen e këtij grupi shoqëror, të margjinalizuar, por të padorëzuar.

Lajme

04/07/2022 20:57

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjes e Të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është shprehur se Kosova qëndron më mirë ndaj këtij komuniteti në krahasim me vendet e rajonit, duke marrë parasysh vendet e rajonit, shkruan lajmi.net.

Më tutje, Shala tregon se cilat janë rastet që trajtohen nga KMDLNJ-ja dhe që kanë të bëjnë me këtë komunitet. Megjithatë, ai pohon se Kodi Civil do të imponohet nga brenda e jashtë, por se disponimi i qytetarëve do të jetë negativ në raport me këtë.

“Realisht në vendet e rajonit në vendet fqinje, Kosova qëndron shumë më mirë në kuptimin që ndaj tyre nuk përdoret dhunë. Përpara ka qenë i theksuar një stigmatizim i cili po shkon duke u zbehur, por thjeshtë është durim në heshtje ndonëse prapë po e them Kosova nuk është i përshtatshëm për këtë kategori specifike përkatësisë për komunitetin LGBT. Është fat i mirë nuk përdorë dhunë. Ndërkaq sa i përket infrastrukturës vizore, e kemi situatë interesante që me propozimin e ligjit i cili u refuzua të votohet në Kuvendin e Kosovës nuk janë të kënaqur as organizatat e këtij komuniteti. Ato që merren që janë pjesë e këtij komuniteti LGBT që ata mendojnë që ky ligj nuk u rregullon statuset e tyre dhe ata janë të pakënaqur, po ashtu nuk janë të kënaqur as një pjesë e deputeteve të Kosovës të cilët kanë refuzuar të votojnë. Ndërkaq e vetmja pale e cila duket që është e kënaqur dhe në presion që ky ligj të votohet është bashkësia ndërkombëtare e cila po bënë përpjekje që këtë ta vendos si standard i të drejtave të njeriut duke kufizuar Kosovën në proces integrimin, liberalizimin, integrim dhe këshill të Evropës, që duhet ta votojë këtë ligj si një ndër ligjet të cilët ata i shohin si kusht për proceset integruese. Unë thash në fillim, ne llogarisim shkelje të drejtave të njeriut vetëm në rast kur ky komunitet mohohet si komunitet kur stigmatizohet vazhdimisht, kur ndaj tyre përdoret një forcë, kur ndaj tyre përdoret një përjashtim, shembull, diskriminim qoftë në vende pune, qoftë në rrugë ,qoftë shkollë, qoftë në institucione tjera por qështja e ligjit mendoj se është herët në Kosovë qe të flitet për këtë kod civil dhe ky kod civil jam i bindur që do të imponohet, dhe do të imponohet si nga politika vendore, sidomos nga ndërkombëtarët, mirëpo do të ketë shume problem që të gjejë pajtueshmëri madje, pas miratimin të këtij ligji eventual të imponuar gjithsesi, atëherë disponimi i qytetarëve do të jetë negativ ndaj këtij komuniteti megjithatë unë mendoj se duhet të pritet një kohë pak më e mirë nëse do të miratohet ky ligj apo nuk do të miratohet”, tha ai. /Lajmi.net/ 

YouTube player