Shala i LDK-së: Dinari nuk do të duhej të diskutohej me Serbinë, por të adresohej tek aleatët

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë se çështja e dinarit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk ka qenë dashur të diskutohet në Bruskel. ‘”Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do duhej të diskutohej me përfaqësuesit e Serbisë’’, thotë Shala. Deputeti Shala shprehet se Qeveria e Kosovës do të duhej…

Lajme

17/04/2024 10:38

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë se çështja e dinarit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk ka qenë dashur të diskutohet në Bruskel.

‘”Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do duhej të diskutohej me përfaqësuesit e Serbisë’’, thotë Shala.

Deputeti Shala shprehet se Qeveria e Kosovës do të duhej që këtë çështje ta adresonte me aleatët, por duke mos e bërë pjesë të dialogut me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës do duhej që çështjen ta adresonte në bashkëpunim me aleatët tanë, pa e bërë pjesë të dialogut me Serbinë’’, thotë deputeti Kujtim Shala për Front Online.