Shakhtar e ndal Interin, Ajax triumfon ndaj Besiktas

Shaktar Donetsk ka arritur të fitojë një pikë ndaj Interit, derisa Ajax ka shënuar fitore ndaj Besitkas, dy ndeshje që u zhvilluan në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/09/2021 20:37

Shakhtar barazoi pa gola me Interin, ndeshje ku kishte raste të shumta, derisa Ajax triumfoi me rezultat komod 2 – 0 ndaj klubit turk, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Shakhtarit dhe Inter më shumë u zhvillua në mesfushë, ku dy skuadrat provuan të ndërtojnë aksione.

Raste shënimi kishin të dyja, por asnjëra nuk i konkretizoi rastet.

Më dominuese në posedimin e topit ishte skuadra e Inzaghit, derisa vendasit provuan përmes kundërzbritjeve nga sulmuesit e krahut.

Sidoqoftë, shkaku që nuk u finalizuan aksionet, ndeshje u mbyll rezultat 0 – 0.

Me këtë barazim, Shkahtar renditët në fundin e grupit B me një pikë, aq sa ka edhe Inter një pozitë më lartë.

Ndërkohë, Ajax ka shënuar fitoren e radhës ndaj Besiktasit (2 – 0).

Ishte Berghuis që kaloi Ajaxin fillimisht në epërsi pas një harkimi nga Tadic (17′).

Ndërsa, golin e dytë që rezultoi i fundit në këtë ndeshje e shënoi Sebastian Haller pas një asistimi të Berghuis (43′).

Në pjesën e dytë, dy skuadrat provuan, por assesi nuk e gjetën rrugën drejt golit.

Me këtë fitore, Ajax vazhdon të jetë lider me gjashtë pikë, derisa Besiktas qëndron në fund pa pikë./Lajmi.net/