Shahini: Qeveria s’ka guxim të ndërhyjë në akcizë dhe TVSH për naftën

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se të hyrat nga taksat në sektorin e derivateve nuk janë në rënie, pavarësisht luhatjeve të çmimeve në treg. “Nuk bie mbledhja e taksave. Buxheti për vitin 2026 është paraparë me çmim rreth 1.20 euro, ndërsa tani çmimi është rreth 1.80 euro. TVSH-ja dhe akciza…

Lajme

08/04/2026 23:45

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se të hyrat nga taksat në sektorin e derivateve nuk janë në rënie, pavarësisht luhatjeve të çmimeve në treg.

“Nuk bie mbledhja e taksave. Buxheti për vitin 2026 është paraparë me çmim rreth 1.20 euro, ndërsa tani çmimi është rreth 1.80 euro. TVSH-ja dhe akciza mbeten të njëjta,” theksoi Shahini.

Ai kritikoi Qeverinë për mungesë guximi për të ndërhyrë në këtë situatë, duke theksuar se ndryshimi i akcizës dhe TVSH-së konsiderohet një hap i madh, por i domosdoshëm.

“Qeveria nuk ka guxim të ndërhyjë në këtë transaksion të ri, sepse prekja e akcizës dhe TVSH-së shihet si diçka revolucionare. Megjithatë, kjo duhet të bëhet,” u shpreh ai.