Shahini mirëpret vendimin e Gjykatës: Nëse nuk zbatohet , ZRrE-ja është mbi gjykatën dhe mbi drejtësinë

Gjykata Komerciale sot ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për treg të hapur deri në një vendim të gjykatës. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, në një prononcim për Periskopin e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës Komerciale. “Drejtësia dhe Gjykata është në anën…

Lajme

24/06/2025 14:12

Gjykata Komerciale sot ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për treg të hapur deri në një vendim të gjykatës.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, në një prononcim për Periskopin e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës Komerciale.

“Drejtësia dhe Gjykata është në anën e të drejtë të bizneseve të Kosovës. Kërkojmë nga ZRrE-ja zbatueshmëri e barabartë për të gjitha bizneset për këtë vendim. Presum anulimin e vendimit nga ZRrE-ja dhe vazhdimin e punës së furnizimit me energji elektrike sipas rregullave të çmimit universal”, ka thënë Shahini.

Ai ka treguar se nëse nuk do të zbatohet ky vendim bizneset do të bëjnë padi për dëm dhe kompensim.

“Kjo do të ishte një normalitet në të kundërtën nëse kjo nuk ndodhë atëherë bizneset do të fillojnë edhe të ngritin padi për dëm dhe kompensim edhe padi ne si organizator të protestës që kemi bërë dhe kemi humbur kohë dhe vlera financiare. Biznese dhe punëtorët që kanë dalur në rrugë me orë të tëra dhe kjo do të ishte shumë më e shtrenjtë sa përfitimi i çmimit të energjisë të ZRrE-së apo i KEDS me këtë vendim”, tha ai.

Shahini ka thënë se pret reflektim nga ZRrE, dhe shpreson se “ky vendim të anulohet në tërësi”.

I pyetur se çka nëse ZRrE-ja nuk do ta zbaton vendimin e Gjykatës Komerciale?

Shahini ka thënë se i bie që ZRrE-ja është mbi drejtësinë në Kosovë.

“Nëse ZRrE-ja nuk e zbaton një vendim të tillë atëherë ZRrE-ja është pothuajse mbi gjykatën, mbi drejtësinë e Kosovës, atëherë ne duhet të bëjmë një protestë gjithë popullore që ZRrE-së t’i bëjmë trysni për zbatim të saj por edhe prokurori të ngritët meniherë në këmbë për mos zbatueshmëri të vendimit të prerë të Gjykatës Komerciale për pezullim të përkohshëm”, tha ai.