​Sfidë aspak e lehtë për Ballkanin sot në Superligë

Do të nis sot xhiro e 28 e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje mjaftë interesante. Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luaj në udhëtim në Klinë ku do të ballafaqohet me Dukagjinin. Skuadra e Ismet Munishit së fundi mposhti Llapin, derisa në këtë edicion është treguar ekip i papërshtatshëm për të gjithë…

Sport

11/04/2025 08:38

Do të nis sot xhiro e 28 e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luaj në udhëtim në Klinë ku do të ballafaqohet me Dukagjinin. Skuadra e Ismet Munishit së fundi mposhti Llapin, derisa në këtë edicion është treguar ekip i papërshtatshëm për të gjithë rivalët e Superligës. Ata po luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm dhe momentalisht kanë nëntë pikë më pak se Malisheva e vendit të tretë.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Feronikelit 74 dhe Ferizajt, dy skuadra po ashtu me objektiva të ndryshme. Derisa skuadra nga Drenasi po lufton për mbijetesë, Ferizaj, ashtu sikur edhe Dukagjini ka aptetite për të qenë së paku në mesin e top 7 skuadrave në elitën e futbollit vendor.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.