Sfidat e procesit gjyqësor në rastin “Pronto”

Fillimi i gjykimit të rastit “Pronto”, ka ngjallur shumë debate për mënyrën e trajtimit dhe ndërhyrjet e mundshme politike.

Lajme

25/11/2018 21:09

Në Kosovë, ka filluar procesi gjyqësor ndaj 11 personave të përfshirë në skandalin e përgjimeve telefonike, që u bë i njohur si rasti “printo”, për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë komunikimeve.

Pjesë e këtij rasti ka ministra aktualë, deputetë dhe ish deputetë, si dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, raporton “Zeri i Amerikës”.

Fillimi i gjykimit ka ngjallur shumë debate për mënyrën e trajtimit dhe ndërhyrjet e mundshme politike, ndërsa vëzhguesit thonë se ky rast është një mesazh ndaj zyrtarëve të lartë që mund të përfshihen në raste korrupsioni apo të krimit të organizuar.