Sfida publike: A mund të kërceni sa Cristiano Ronaldo?

"Nuk mund të mbrohesh kundër një kërcimi të asaj lartësie".

Sport

29/07/2019 17:32

Ky ishte verdikti i Chris Coleman pasi shikoi Cristiano Ronaldon teksa kërceu 2,65 metra në ajër për të shënuar për Portugalinë kundër Uellsit në gjysmëfinale të Euro 2016.

Atleticizmi i Ronaldos është thjesht i jashtëzakonshëm. Ai ishte 80 centimetra nga toka kur ai shënoi atë gol dhe ishte në ajër për 0,7 sekonda, shkruan lajmi.net.

Nuk është surprizë që Ronaldo ka shënuar mbi 100 gola me kokë. Ai thjesht impresionon me kërcimin e tij, që është më i lartë se sa një basketbollist kur ngulit topin në kosh.

Por a mund dikush nga publiku të kërcejë aq lartë sa Ronaldo?

Dy ‘freestylers’ Jeremy Lynch dhe Billy Wingrove vendosën në një rrugë publike kërcimin e 34-vjeçarit dhe ofruan 1 mijë funte për çdo person që do arrinte atë kërcim.

Por askush nuk e bëri një gjë të tillë, madje shumica prej tyre e provuan duke vrapuar.

Më poshtë mund të shihni videon nga kjo sfidë. /Lajmi.net/