Sfida në veri, Ambasadori Malaj: Demokracia e Kosovës mbrohet vetëm me zgjedhje të lira

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj të martën se Kosova ka një demokraci ende të brishtë, e cila kërkon mbrojtje të vazhdueshme. Sipas tij, zgjedhjet janë mekanizmi kryesor që përcakton drejtimin dhe garanton të ardhmen demokratike të vendit. Në Forumin “Demokracia nën kërcënim: Zgjedhjet si një fushëbetejë gjeopolitike” të organizuar nga Instituti Octopus, Malaj…

Lajme

30/09/2025 12:32

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj të martën se Kosova ka një demokraci ende të brishtë, e cila kërkon mbrojtje të vazhdueshme. Sipas tij, zgjedhjet janë mekanizmi kryesor që përcakton drejtimin dhe garanton të ardhmen demokratike të vendit.

Në Forumin “Demokracia nën kërcënim: Zgjedhjet si një fushëbetejë gjeopolitike” të organizuar nga Instituti Octopus, Malaj nënvizoi se sfida më e madhe aktuale është ajo në veri, ku tensionet tregojnë se demokracia është e kërcënuar.

Për këtë arsye, Malaj tha se vetëm zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të besueshme do të përcaktojnë rrugën e Kosovës drejt forcimit të shtetit demokratik.

“Kosova në historinë e saj ka ditur të thotë fjalën e saj sa i përket zgjedhjeve. Zgjedhjet kanë pasur një maturi një përkushtim qoftë nga ana e qeverive te ndryshme që kanë drejtuar por edhe nga ana tjetër edhe tek partitë… Kemi një demokraci të brishtë dhe ne duhet të jemi në mbrojtje të saj. Zgjedhjet janë në fakt ato që e përcaktojnë drejtimin dhe garantojnë të ardhmen demokratike të Kosovës. Ajo që ndodhi në Moldavi tregon për një kahje pozitive dhe një moment shumë të mirë për Evropën, ku pati një mbështetje shumë interesante… Ajo çka e mundon Kosovën për momentin është sfida në veriun e saj. Tregon që demokracia është në kërcënimin e saj dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që do të përcaktojnë rrugën. Ne kemi parë, kemi dëgjuar këto ditë momente të veçanta të cilat mund të sjellin acarime dhe situata që askush nuk do t’i donte. Kosova është në një proces i cili kërkon mbrojtje dhe përkushtim të gjithçkaje që ka arritur. Rajoni ka nevojë për stabilitet”, tha Malaj, transmeton kosovapress.