Sfida me ujë të akullt e Getoar Selimit

"Ice Bucket Challenge" është bërë si një "virus", por me kauzë të mirë. Së fundmi, kjo sfidë është përhapur dhe tek shqiptarët.

ShowBiz

20/08/2014 21:29

Ndër të nominuarit ishte edhe reperi i labelit “Baba Stars” – Getoar Selimi, i cili e pranoi nominimin.

Mes tjerash, ai nominoi gjithë labelin e tij, grupin “Stupcat” dhe ministrin Memli Krasniqi.

Për të parë se si shkoi sfida, shikoni videon:

 

Sfida me ujë të akullt bëhet me qëllim të vetëdijësimit të njerëzëve për sëmundjen e rrallë ALS. Rregullat janë të thjeshta – një person mbulon veten me kovë me ujë të akullt dhe nominon 3 persona tjerë për të bërë të njejtën gjë. Nëse ata refuzojnë, duhet të japin donacion 100$ në organizatën që mirret me këtë smundje, nëse pranojnë dhurojnë 10$.