“Sfida e Supermenit”- Alarm për lojën e rrezikshme të “Tiktokut”, shumë fëmijë pësojnë fraktura e trauma

Trendet e “TikTokut” në botë nuk kanë të ndalur. Shumë shpesh të njëjtat del të dëmtojnë rëndë edhe gjendjen psikike e fizike të njerëzve. Gjendja rëndohet kur këto trende e lojëra u ekspozohen fëmijëve e të miturve. Shkalla e rrezikshmërisë në të tilla raste rritet. E një sfidë e re, e rrezikshme, po qarkullon në…

Lajme

04/12/2024 13:19

Trendet e “TikTokut” në botë nuk kanë të ndalur.

Shumë shpesh të njëjtat del të dëmtojnë rëndë edhe gjendjen psikike e fizike të njerëzve.

Gjendja rëndohet kur këto trende e lojëra u ekspozohen fëmijëve e të miturve.

Shkalla e rrezikshmërisë në të tilla raste rritet.

E një sfidë e re, e rrezikshme, po qarkullon në platformën “TikTok”, për të cilën të rinjtë shqiptarë e prindërit duhet të bëjnë kujdes.

Paralajmërimi fillimisht erdhi nga kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, e cila ka nxjerrë një njoftim në rrjetet e saj sociale për prindërit dhe adoleshentët.

Në Rumani, prej sfidës së njëjtë kanë përfunduar në spital dhjetëra adoleshentë, me fraktura të rënda, quhet, “Sfida e Supermenit” dhe konsiston në hedhjen me njërën dorë përpara, njësoj si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

Në dhjetëra ka shkuar numri i adoleshentëve të prekur që kanë pësuar shumë fraktura dhe trauma të rënda.

Edhe sociologu kosovar, Jeton Brajshori, ka ngritur shqetësimin e tij për lojërat e rrezikshme që po luhen nga fëmijët.

Ai së fundmi në një postim në Facebook, ka apeluar për kujdes për lojën e re të rrezikshme të quajtur “ Spiderman”, ose edhe “ Superman”.

“3 ose më shumë veta e kapin njërin duke e hudhur në ajër duke i thënë bonu spiderman ose superman. Personat që bien në tokë po kan dëmtime serioze në gjymtyrë dhe kokë!
Të këtë vëzhgime nga drejtorit e shkollave si dhe prindërit të janë vigjilent në ndryshimet e disponimit dhe pamjës fizike të fëmijëve të tyre ( duke kërkuar ndonjë hematom). Bashkpunoni trekëndëshi që pasojat të jena më të vogla”, shkroi Brajshori në paralajmërimin e tij.

Për rastin pati edhe reagime të tjera në vazhdimësi, e me theks të veçantë duke ngritur alarmin te prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj veprimeve të fëmijëve të tyre.

Rastet e lëndimeve që bazën e kanë në trendet e “TikTokut” për fëmijët këtë vit del të jenë të shpeshta në vendin tonë.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti pati raste të vetëlëndimeve të nxënëseve në komunën e Fushë Kosovës e të Lipjanit.

Ndërsa në muajin tetor dhjetëra raste vetëlëndimi ndodhën vetëm në qytetin e Gjakovës./Lajmi.net