Sezoni i katërt i “Bridgerton” vjen në 2026, zbulohet data e publikimit, trailer-i dhe aktorët kryesorë
Netflix ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e serialit të famshëm “Bridgerton” me sezonin e katërt, i cili do të fokusohet në historinë e dashurisë së Benedict Bridgerton (Luke Thompson). Sezoni i ri do të ndahet në dy pjesë, ashtu si sezonet e mëparshme: Pjesa e parë do të publikohet më 29 janar 2026. Pjesa e dytë…

ShowBiz
Netflix ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e serialit të famshëm “Bridgerton” me sezonin e katërt, i cili do të fokusohet në historinë e dashurisë së Benedict Bridgerton (Luke Thompson).
Sezoni i ri do të ndahet në dy pjesë, ashtu si sezonet e mëparshme:
Pjesa e parë do të publikohet më 29 janar 2026.
Pjesa e dytë do të vijë më 26 shkurt 2026.
Netflix ka zgjedhur ta ndajë sezonin në dy faza për të mbajtur tensionin dhe pritshmëritë e larta të fansave.
Ngjarjet e sezonit të katërt do të bazohen në librin e tretë të autorës Julia Quinn, “An Offer from a Gentleman”, ku rrëfehet historia romantike midis Benedict dhe Sophie Baek (interpretuar nga aktorja Yerin Ha).
Në trailer-in e ri, Netflix zbulon momentin e parë të takimit mes Benedict dhe Sophie në një ballo të familjes Bridgerton – një skenë që ngjan me historinë e Hirushes, ku Sophie lë pas një dorezë mëndafshi që e gjen Benedict.
Në kastën e sezonit do të rikthehen Nicola Coughlan, Hannah Dodd, Ruth Gemmell, Claudia Jessie, Luke Newton, Golda Rosheuvel dhe Adjoa Andoh, ndërsa Luke Thompson dhe Yerin Ha do të jenë protagonistët kryesorë.
Lajmi është bërë viral në rrjete sociale dhe fansat mezi presin vitin 2026, kur do të vazhdojnë dramën, romancën dhe intrigat që e kanë bërë “Bridgerton” një nga serialet më të dashura të Netflixit.
