Sezoni i fundit
Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Vetëm një ditë pasi ylli argjentinas konfirmoi dashurinë e tij për gjigantin katalan dhe shprehu gatishmërinë të pensionohet në Nou Camp. Punto Pelota e ka vënë në dyshim serioz qëndrimin e Messit në Barcelonë, madje ka raportuar se sulmuesi do të largohet nga…

Sport
Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Vetëm një ditë pasi ylli argjentinas konfirmoi dashurinë e tij për gjigantin katalan dhe shprehu gatishmërinë të pensionohet në Nou Camp.
Punto Pelota e ka vënë në dyshim serioz qëndrimin e Messit në Barcelonë, madje ka raportuar se sulmuesi do të largohet nga klubi në verën e vitit të ardhshëm.
“Messi do të largohet nga Barcelona. Ka kaluar më tepër se një muaj që marrëdhëniet e tij me disa krerë të klubit nuk janë si më parë. Futbollisti është duke kaluar sezonin e tij të fundit në klub. Madje, ai ka marrëveshje verbale me një skuadër tjetër”, deklaroi gazetari Francois Gallardo.
Komentet e tij janë krejt ndryshe nga fjalët e Messit i cili të enjten konfirmoi dëshirën e tij për tu pensionuar në Barcelonë. Qka do të ndodhë në të vërtetë? Vetëm koha do ta tregojë.